Protestë për mungesën e korsive të biçikletave – 29 maj 2018

Infograf protest ANGLISHT
Prej 3 vitesh grupimi qytetar “Bicycle Durrës” kërkon vendosjen e vendparkimeve për biçikletat, vendosjen në rrugë të sinjalistikës vertikale dhe horizontale, si edhe ndërtimin e korsive për biçikletat.

Këto janë adresuar tek Bashkia Durrës, si institucioni kompetent për realizimin e tyre. Për këtë është nënshkruar edhe një peticion, por megjithatë bashkia nuk ka marrë masa për plotësimin e tyre.

Muajt e fundit bashkia po investon në disa rrugë brenda qytetit dhe megjithëse ato e ofrojnë hapësirën për të ndërtuar korsi për biçikletat, kjo nuk është bërë.

Gjendur përballë faktit se çdo muaj shumë përdorues të biçikletës, si pasojë e mungesës së infrastrukturës, plagosen dhe një pjesë e tyre humbin jetën, “Bicycle Durrës” organizoi një protestë qytetare, ku ju kërkua pushtetit vendor të marrë masa për këto problematika.

Autori: Geri Emiri

je pjese e jona , duam korsi bicikletash1

Të rinjtë protestojnë para bashkisë së Durrësit: Korsi për biçikletat, siguri për jetën! (VIDEO)

Grupimi i djemve dhe vajzave që lëvizin me biçikleta në Durrës kanë protestuar para bashkisë së qytetit mëngjesin e sotëm.

Këta të rinj të apasionuar pas lëvizjeve në natyrë e kryesisht pas tureve që zhvillojnë, i kanë bërë apel bashkisë së Durrësit të kthejë vëmendjen nga korsistë e biçikletave.

Në Durrës janë duke u rikonstruktuar tre segmente kryesore si “Egnatia”, “Taulantia” dhe nga Mauzoleumi i Dëshmorëve tek sheshi “Liria”, por në asnjë prej këtyre rrugëve nuk është përcaktuar korsia për lëvizjen e biçikletave.

Geri Emiri nga grupimi i biçikletave i ka kërkuar bashkisë të ndërtojë korsitë e biçikletave me sinjalistikën e duhur në ato rrugë të cilat janë në ndërtim apo rikonstruksion e sipër.

K.H.

/portali DurresLajm/

Të rinjtë e Durrësit në protestë, kërkojnë korsi për biçikletat

Të rinjtë durrsakë i kërkuan Vangjush Dakos korsi për të qarkulluar me biçikleta. Ata protestuan para Bashkisë së Durrësit ku kërkuan siguri për jetën e tyre në një kohë që bashkia ka ndërhyrë në të gjitha rrugët e trotuaret.

Organizatorët thanë se po investohet por mungojnë korsitë për biçikletat. Të rinjtë e apasionuar pas përdorimit të biçkletave kërkuan nga bashkia e qytetit bregdetar investime të sigurta dhe jo thjesht luksoze. Durresit renditet në qytetet me numrin e lartë të aksidenteve rrugore./abcnews.al

 

Protestë në Durrës, të rinjtë kërkojnë siguri për përdoruesit e biçikletave

Të rinj durrsakë protestuan para Bashkisë së Durrësit duke kërkuar siguri për të gjithë përdoruesit e biçikletave në qytet.

Protestuesit kërkuan ndërtimin e korsive për biçikleta në të gjitha rrugët e trotuaret që po rikonstruktohen.

“Po protestojmë pasi po investohet në rrugë e trotuare, po mungojnë korsitë për biçikletave. Ndaj kërkojmë që çdo investim i ri të përfshijë këto korsi, pasi bëhen me paratë e taksapaguesve durrsakë. Ne rrezikojmë çdo ditë jetën tonë duke lëvizur në rrugët plot trafik që mund të shmanget nëse njerëzit edukohen që të përdorin biçikletën. Kemi kërkuar dhe në peticione vendparkime dhe sinjalistikë vertikale e horizontale”, shprehet Geri Emiri, organizator i protestës.

Protestuesit kanë kërkuar nga Bashkia e qytetit bregdetar investime në siguri dhe jo thjesht luks.

Nuk janë të pakta aksidentet në Durrës në të cilat janë përfshirë personat që udhëtojnë me biçikletë, ndërsa reagimi i pushtetit vendor megjithë nevojën për korsi të veçanta kalimi ka munguar.

Top Channel
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s