Grupimi “Bicycle Durrës” oganizon pedalim në formë proteste për më shumë korsi biçikletash

Në qytetin e Durrësit është organizuar  një pedalim në formë proteste  nga grupimi “Bicycle Durrës” , i cili nisi në orën 10:30, përpara teatrit “Aleksandër Moisiu”, për të vazhduar më pas në rrugët e qytetit.

Në fokus të këtij aktiviteti ishte kërkesa  ndaj institucioneve shtetërore, për më shumë sinjalistikë, vendparkime dhe korsi biçikletash.

Thirrjes për pedalim me biçikleta në formë proteste  ju përgjigjën dhjetra qytetarë të Durrësit dhe sigurisht anëtarët e grupimit “Bicycle Durrës”.

Autori: 27.al

Leave a comment